Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, znj. Hykmete Bajrami, priti në takim disa investitorë gjermanë me të cilët diskutoi për mundësitë për investime në Kosovë.
Ministrja Bajrami informoi mysafirët me aktivitetet e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, që kanë për qëllim mbështetjen dhe zhvillimin e sektorit privat, përfshirë përmirësimin e klimës së biznesit, ndryshimin e politikave fiskale, marrëveshjet bilaterale për shmangien e tatimit të dyfishtë që kanë për qëllim mbrojtjen e investitorëve të huaj në Kosovë.
Ajo po ashtu i siguroi mysafirët se ekonomia është prioritet i qeverisë së re dhe se ambienti i biznesit po përmirësohet në vazhdimësi.
Delegacioni i investitorëve ishte i interesuar për ambientin e të bërit biznes në Kosovë, në veçanti për sektorin e energjisë së ripërtritshme.