Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, sot mori pjesë në ceremoninë e hapjes zyrtare të “Javës Austriake në Kosovë” në Meridian Express.
Të pranishëm ishin edhe Ambasadori i Austrisë në Kosovë, Gernot Pfandler, përfaqësuesi i Odës Ekonomike Federale të Austrisë, Peter Hasslacher, Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gerxhaliu, Kryearti i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, si dhe përfaqësuesë të bizneseve austriake dhe kosovare. Ministrja Bajrami, përshëndeti organizimin e “Javës Austriake” dhe tha se ne si qeveri jemi shumë të interesuar të intensifikojmë marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare me Austrinë në interes të të dyja vendeve. Ajo ftoi investitorët austriakë që të rrisin nivelin e investimeve të tyre në Kosovë.