Ministrja Bajrami mori pjesë në Konferencën më të madhe botërore për start up dhe inovacion “SLUSH 2016”

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, mori pjesë në Konferencën më të madhe botërore për start up dhe inovacion “SLUSH 2016”, që po mbahet në Helsinki të Finlandës.

SLUSH është pika kryesore e takimeve në mes start up-eve apo bizneseve fillestare, talenteve të teknologjisë, investitorëve ndërkombëtarë, personaliteteve të shquara në pozita ekzekutive dhe mediave. Gjatë kësaj konference, ministrja Bajrami u njoftua me zhvillimet dhe praktikat më të mira lidhur me gjetjen e mundësive për mbështetjen e start up-eve. Ministrja mbajti takime të shumta me delegacione të rëndësishme afaristësh, asociacione të bizneseve dhe me zyrtarë qeveritarë finlandezë, me të cilët diskutoi rreth gjetjes së formave të bashkëpunimit në funksion të rritjes së investimeve në ndërmarrjet e reja kosovare, sidomos ato që kanë potencial inovativ dhe që mund të depërtojnë në tregjet ndërkombëtare. Ministrja gjatë qëndrimit në SLUSH ka takuar edhe drejtorin menaxhues te FIBAN-it, Jan D. Oker-Blom (Rrjeti i engjëjve të bizneseve finlandeze), me te cilin bisedoi rreth mundësisë së investimeve të këtij rrjeti në bizneset fillestare në Kosovë. Z. Jan D. Oker-Blom ofroi ndihmën e rrjetit të tij për formimin e rrjetit të engjëjve të biznesit kosovar. Ministrja Bajrami dhe drejtori Oker-Blom u dakorduan për bashkëpunim të mëtutjeshëm.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors