Ministrja Bajrami mori pjesë në hapjen e Qendrës Tregtare “Plus Center” në Ferizaj

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, mori pjesë në hapjen solemne të Qendrës Tregtare me prodhime vendore “Plus Center” në Ferizaj.

Më këtë rast, Ministrja Bajrami e ka vlerësuar lartë rëndësinë e hapjes së kësaj qendre, duke pas parasysh se në të për herë të parë i jepet hapësira e merituar produkteve vendore. “Janë pikërisht prodhimet vendore, konsumimi dhe përdorimi i tyre i cili krijon vende të reja të punës në vendin tonë, për të cilën kemi shumë nevojë. Ne si Qeveri e Kosovës kemi bërë përpjekje të mëdha gjatë dy vjetëve të fundit që të përmirësojmë ambientin e biznesit”, tha Bajrami. Ministrja, po ashtu, bëri të ditur se në mbledhjen e sotme të Kabinetit Qeveritar Ministria e Financave ka njoftuar për fazën e dytë të reformave fiskale, përmes të cilave do të vazhdohet zvogëlimi i taksave dhe heqja e të gjitha barrierave për prodhuesit vendorë. Duke iu uruar suksese punëtorëve dhe pronarëve të “Plus Center”, Ministrja Hykmete Bajrami shprehu besimin që do të ketë numër të konsiderueshëm të konsumatorëve të cilët do të mbështesin qendrën dhe produktet vendore si dhe zhvillimin e vendit.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors