Ministrja Bajrami mori pjesë në përmbylljen e projektit “Mbështetja e lëvizjes së lirë të mallrave në Kosovë”

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, mori pjesë në aktivitetin e organizuar me rastin e përmbylljes së projektit “Mbështetja e lëvizjes së lirë të mallrave në Kosovë ” i financuar nga BE-ja Në fjalën e saj,

ministrja Bajrami tha se qëllimi i projektit ishte përmirësimi i ambientit të të bërit biznes, rritjes së konkurrueshmerisë së bizneseve vendore, si dhe përmirësimi i sigurisë së produkteve në tregun vendor dhe mbrojtja e konsumatorit. “Projekti ishte mbështetje e karakterit teknik dhe u fokusua në tri elemente: Përafrimin e mëtejmë të legjislacionit vendor me legjislacionin relevant të BE-së, trajnimin e zyrtarëve si dhe informimin e bizneseve dhe konsumatorëve”, tha ministrja Bajrami, e cila shtoi se projekti ka ofruar mbështetje për Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, përkatësisht dikasteret kyçe që kanë të bëjnë me hartimin dhe implementimin e legjislacionit relevant, të cilat mbulojnë lëvizjen e lirë të mallrave, përkatësisht Agjencinë e Akreditimit, Standardizimit, Metrologjinë, Departamentin e Mbrojtjes së Konsumatorit, Inspektoratin e Tregut dhe Departamentin e Industrisë. “Në mbështetje të projektit, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë arriti të realizojë aktivitetet, si: Hartimin e planit të implementimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, përkatësisht kapitullit të lëvizjes së lirë të mallrave. Këtu projekti ofroi një udhërrëfyes të qartë të programit relevant të BE-së jo vetëm për MTI-në por edhe për institucionet tjera relevante. Po ashtu, është përgatitur drafti i Strategjisë për Zhvillimin e Sektorit Privat, pjesa e lëvizjes së lirë të mallrave”, tha ministrja Bajrami. Ministrja Bajrami falënderoi Zyrën e BE-së për ndihmën që po i jep Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, duke shprehur besimin që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe në të ardhmen me projekte të reja.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors