Ministrja Bajrami priti në takim drejtorin ekzekutiv të Klubit të Prodhuesve Kosovarë

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, priti sot në takim drejtorin ekzekutiv të Klubit të Prodhuesve të Kosovës (KPK), Astrit Panxha.

Ndër temat kryesore që u diskutuan, vend të veçantë patën sfidat nëpër të cilat po kalojnë prodhuesit vendorë, mundësitë për përkrahje nga ana e qeverisë dhe mbështeja e prodhuesve vendorë, dhe përfshirja e tyre në aktivitetet dhe forumet që organizohen nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë. Ministrja Bajrami shprehu zotimin e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë në ofrimin e mështetjes për prodhuesit kosovarë me qëllim të fuqizimit të prodhimit vendor dhe rritjes së volumit të eksporteve kosovare në tregjet e huaja. Znj. Bajrami u shpreh se ajo është e përkushtuar për shqyrtimin e të gjitha kërkesave, barrierave dhe raportimeve që vijnë nga ana e prodhuesve vendorë. Në anën tjetër, z. Panxha pas falenderimit që pati për Ministren e Tregtisë dhe Industrisë, lidhur me angazhimin e saj në fuqizimin e prodhuesve kosovarë deri më tani, kërkoi po ashtu që MTI të vazhdojë këtë qasje edhe në vitin që po hyjmë. Për më tepër, ai shprehu disa nga kërkesat e KPK-së për vitin tjetër si dhe disa nga pikat kryesore të planit të punës për vitin 2017.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors