Ministrja Bajrami priti në takim përfaqesuesin e Institutit të Teknologjisë Triones, nga Hungaria

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, priti sot në takim z.Karoly Nagy, drejtor ekzekutiv i Insitutit të Teknologjisë Triones nga Budapesti,Hungari.

Qëllimi i takimit ishte përshkrimi i projektit për krijimin e zonës virtuale ekonomike në Kosovë. U diskutua për mundësitë e përfitimeve që mund të u ofrohen bizneseve nga kjo zone virtuale ekonomike, si diçka e re për ekonominë e vendit tonë. 
Ministrja Bajrami e njoftoi përfaqësuesin për mundësinë e mbështetjes nga ana e MTI-së për këtë projekt.
Në anën tjetër, përfaqësuesi falënderojë ministren Bajrami për mbështetjen  dhe mundësinë e bashkëpunimit të mëtutjeshëm për realizimin e këtij projekti dhe projekteve tjera në të ardhmen. 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors