Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, mori pjesë në tryezën e prezantimit të “Raundit të dytë të Platformës së Dialogut për Investime”

Ministrja Bajrami mori pjesë në tryezën e prezantimit të “Raundit të dytë të Platformës së Dialogut për Investime”, të organizuar nga Këshilli i Investitorëve Evropian në bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës dhe  Zyrën e Bashkimit Evropian.

Të pranishëm ishin: Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, ministri i Financave, Avdullah Hoti, ministri i Zhvillimit Ekonomik,Blerand Stavileci, kryesuesi i Këshillit të Investitorëve Evropian, Robert Erzin dhe Shpend Balija, drejtor Ekzekutiv i Këshillit të Investitorëve Evropian.

Në fjalën e saj, ministrja Bajrami theksoi rëndësinë e kësaj tryeze në adresimin e çështjeve të ngritura nga komuniteti i biznesit, respektivisht nga Këshilli i Investitorëve Evropian.

Me këtë rast, ministrja Bajrami ka përmendur disa prej vlerësimeve që janë marrë edhe nga komuniteti i biznesit edhe nga institucione dhe raporte kredibile sa i përket ambientit të biznesit në përgjithësi në Kosovë, si raporti i Bankës Botërore, Fondacioni HERITAGE, si dhe çmimi para disa ditëve ku Qeveria e Kosovës u vlerësua si "Qeveria më e mirë në Evropën Juglindore për mbështetjen e ndërmarrësisë".
Gjatë diskutimit të saj, në kuadër të tryezave tematike të kësaj platforme, ministrja Bajrami i inkurajoj përfaqësuesit e bizneseve që vështirësitë me të cilat ata ballafaqohen, t’i adresojnë tek institucionet përkatëse qeveritare.

 Si një vend i ri, institucionet tona ende janë në ngritje e sipër të kapaciteteve të tyre, por besoj që është bërë shumë,në eliminimin e byrokracisë, është punuar edhe në legjislacion dhe ambienti i biznesit besoj që është më i mirë se sa që ka qenë ndonjëherë më parë në Kosovë. 

Ka hapësirë për përmirësim por ne jemi këtu dhe zotohemi para juve që do të bashkëpunojmë deri në adresimin e çështjes së fundit”, tha ministrja Hykmete Bajrami.
 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors