Ministrja Bajrami priti në takim ambasadorin Qemal Minxhozi

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, priti në takim ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.

Temë diskutimi ishte rritja e koordinimit ndërmjet institucioneve të dy vendeve me qëllim të intensifikimit të bashkëpunimit ekonomik. 

Po ashtu, në takim u diskutua edhe për ecurinë e organizimit të aktivitetit të përbashkët për promovimin e tregtisë, turizmit dhe bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve, i cili do të mbahet Sarandë gjatë muajit mars të këtij viti. Në kuadër të këtij aktiviteti organizohet promovimi i produkteve nga Kosova si dhe organizimi i takimeve B2B ndërmjet bizneseve nga Kosova dhe Shqipëria. 

Bashkëbiseduesit u pajtuan që të intensifikohet puna e përbashkët institucionale me qëllim të identifikimit të projekteve konkrete dhe bashkëpunimit në fushën e ekonomisë dhe investimeve.
 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors