MTI organizoi Sesionin e tretë të Komitetit Austriako-Kosovar për Bashkëpunim Ekonomik

Në organizim të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë sot u mbajt Sesioni i tretë i Komitetit Austriako-Kosovar për Bashkëpunim Ekonomik.

Sesioni u bashkë-kryesua nga ministrja e MTI-së, Hykmete Bajrami, dhe Franz WESSIG, zv. Ministër dhe Drejtor për marrëdhënie me jashtë i Ministrisë Federale të Shkencës, Hulumtimit dhe Ekonomisë të Republikës së Austrisë.

Në këtë takim, ku pjesëmarrës ishin përfaqësues të institucioneve kosovare dhe përfaqësues të institucioneve austriake, si dhe përfaqësues të komuniteti të biznesit të të dy vendeve, u bisedua për situatën ekonomike në mes tyre, zhvillimet e fundit lidhur në marrëdhëniet bilaterale ekonomike, mjedisi afarist dhe klima e investimeve në Kosovë, marrëdhëniet BE-Kosovë,  si dhe çështje tjera që kanë për qëllim zhvillimet e mëtutjeshme të bashkëpunimit bilateral ekonomik në mes dy shteteve mike, si: mjedisi, energjia e ripërtërishme, arsimi profesional, bashkëpunimi financiar dhe standardizimi.

Në fjalës hyrëse, ministrja Bajrami foli për bashkëpunimin e vazhdueshëm në mes Republikës së Kosovës dhe Austrisë, për angazhimet e Qeverisë së Kosovës në zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të punës. Ajo nënvizoi se Kosova ka shënuar progres të rëndësishëm në fushën e reformave ekonomike, ka siguruar stabilitet makrofiskal, ka përmirësuar legjislacionin dhe procedurat për të bërit biznes, ka përmirësuar infrastrukturën për punë të bizneseve, etj.

Në emër të delegacionit të Kosovës, ministrja Bajrami falënderoi palën austriake për bashkëpunimin dhe mbështetjen e ofruar deri tani për Republikën e Kosovës dhe shprehu zotimin e Qeverisë së Kosovës që kjo platformë e bashkëpunimit institucional në mes dy vendeve të intensifikohet në të mirë të ekonomive të të dyja shteteve. 

Nga ana tjetër, kryesuesi i delegacionit austriak, Franz WESSIG, ritheksoi rolin e këtij Komiteti të përbashkët Kosovaro-Austriak në avancimin e bashkëpunimit të ndërsjellë ekonomik, me theks të veçantë tek mundësitë investive austriake në Kosovë, duke i prezantuar edhe kompanitë e interesuara për të investuar në Kosovë. Sipas tij kjo çështje është duke u sensibilizuar përditë e më shumë për mundësitë kooperuese ekonomike dhe investuese në mes Kosovës dhe Austrisë.

Në takim, përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës dhe të Austrisë raportuan për të arriturat e deritashme të bashkëpunimit reciprok si dhe shpalosen ide dhe plane të reja për të thelluar më tutje bashkëpunimin ekonomik në shumë fusha vitale për zhvillimin ekonomik.

Post ImagePost ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors