Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, mbajti sot ligjwratë të hapur në Kolegjin “Iliria” në Prishtinë. Ajo foli për ambientin e Biznesit në Kosovë dhe kontributin e MTI-së në përmirësimin e tij.
Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, mbajti sot ligjwratë të hapur në Kolegjin “Iliria” në Prishtinë. Ajo foli për Ambientin e Biznesit në Kosovë dhe kontributin e MTI-së në përmirësimin e tij.
Ministrja Bajrami shpjegoi disa nga angazhimet e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë si dhe rolit të saj në procesin e koordinimit të reformave ndërinstitucionale lidhur me përmirësimin e mjedisit afarist në vendin tonë.
Ministrja Bajrami tha se në Këshillin Kombëtar për Zhvillim Ekonomik, i cili udhëhiqet nga Kryeministri, dhe ku MTI është koordinuese, është punuar me seriozitet dhe dinamikë të lartë. Në këtë Këshill janë të përfshirë të gjithë akterët relevant institucional dhe nga komuniteti i biznesit, të cilët përmes diskutimeve të hapura kanë arritur të adresojnë të gjitha barrierat e mëdha në të cilat kanë hasur bizneset kosovare për vite me radhë, tha Bajrami.
Ajo shtoi se është punuar shumë në legjislacion në bashkëpunim me bizneset, ku edhe janë nxjerrë një sërë ligjesh që kanë qenë kërkesa nga vetë komuniteti i biznesit. Po ashtu, Bajrami tha se ëshë punuar shumë edhe në eliminimin e burokracisë e cila ndikon në zvogëlimin e korrupsionit duke rritur kështu efikasitetin e shërbimeve institucionale te bizneset.
Ministrja Bajrami, theksoi së është punuar vazhdimisht në përkrahje të bizneseve vendore dhe investitorëve të huaj. Në këtë drejtim, ajo potencoi se janë organizuar disa forume ekonomike jashtë vendit; janë mbajtur 17 panaire ndërkombëtrare në të cilat kanë marrë pjesë rreth 170 ndërmarrje kosovare, ku vetëm gjatë kohës së panaireve janë nënshkruar rreth 33 kontrata.
Bajrami nënvizoi po ashtu se është punuar dhe në Zhvillimin e Parqeve dhe Inkubatorëve të Biznesit dhe janë licencuar 8 Zona Ekonomike gjithandej Kosovës.
Ministrja Bajrami tha se angazhimi i Qeverisë në përmirësimin e ambientit të të bërit biznes, është konfirmuar edhe nga shumë rangime ndërkombëtare si dhe organizata të ndryshme, sikurse Banka Botërore, Fondacioni ”Heritage”, OECD, etj.
Bajrami inkurajoi studentët të përgatiten sa më shumë gjatë studimeve të tyre në mënyrë që të sjellin energji, qasje të re dhe ndryshime pozitive në sektorin privat, të rrisin numrin e ndërrmarjeve dhe të bëjnë diferencën në tregun e punës.
