MTI/KIESA filloi Programin për Zhvillimin e Ndërmarrjeve 2017

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë përmes Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), filloi me Programin për zhvillimin e ndërmarrjeve (CDP).

Ky program realizohet me mbështetje të projektit Rritja e konkurrueshmërisë dhe promovimi i eksportit (ICEP),  i financuar nga BE dhe ka për qëllim fuqizimin e  aftësive konkurruese dhe kapacitetit eksportues të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (NVM) të Kosovës në katër sektorë të industrisë: përpunimi i drurit, përpunimi i metaleve, përpunimi i plastikës dhe gomës, prodhimi i mallrave të tekstilit, veshmbathjes dhe  lëkurës.

Në sesionin e parë informues i cili u mbajt në Pejë, bizneset e këtij rajoni u informuan nga përfaqësuesit e KIESA-s dhe ICEP lidhur me procedurat e aplikimit dhe mundësive që ofron ky program.

Programi i CDP-së ofron këshilla praktike, aftësim dhe trajnim në menaxhim të cilësisë, marketing, promovim të eksportit, efikasitetin e prodhimit, logjistikë dhe kontroll. Ndihma këshilluese do t’i përshtatet nevojave zhvillimore të ndërmarrjeve përkatëse dhe ofrohet nga ekspertët ndërkombëtar të industrisë, së bashku me konsulentë vendorë.

Programi për zhvillimin e ndërmarrjeve (CPD) do të ketë sesione informuese në komunat e Kosovës ku përfaqësuesit e kompanive do të kenë mundësi të informohen më detajisht lidhur me këtë program.

Sesionet informuese do të mbahen si në vijim:

Prizren, Hotel “Theranda” 04.05.2017, ora 10:00

Mitrovicë, Hotel “Palace” 05.05.2017, ora 10:00

Gjilan, Hotel “Kristal” 10.05.2017, ora 10:00

Prishtinë, Hotel “Nartel” 11.05.2017, ora 10:00

Post Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors