Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, u takua me përfaqësuesit e Klubit të Prodhuesve Kosovarë, me të cilët biseduan për mundësitë e mbështetjes institucionale, respektivisht nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ndaj prodhueseve kosovarë në përgjithësi.
Gjatë bashkëbisedimit, përfaqësuesit e prodhuesve kosovarë paraqitën para ministrit Hasani shqetësimet e prodhuesve me të cilat ballafaqohen ata çdo ditë.
Ministri u zotua se në bazë të kompetencave dhe mundësive ligjore do të jetë mbështetës i pa rezervë për prodhimet vendore, duke konsideruar prodhimin vendor si gjenerator për zhvillim ekonomik dhe si mundësi kryesore të hapjes së vendeve të reja të punës.