MINISTRI HASANI TAKON AMBASADORIN DELAWIE,  ZOTOHET PËR THELLIMIN E BASHKËPUNIMIT  

Prishtinë, 5 tetor – Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) do të vazhdojë bashkëpunimin e mirë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).  Ky ka qenë zotimi i ministrit të Tregtisë, Bajram Hasani  në takimin njoftues që ka pasur sot me ambasadorin amerikan në Prishtinë, Greg Delawie dhe James Hope – drejtor i USAID për Kosovë. 

Ministri Hasani e ka njoftuar ambasadorin amerikan me objektivat e MTI-së si dhe e ka siguruar atë se do të vazhdojë të gjitha projektet e mira që janë nisur në këtë ministri. 

Ministri Hasani gjithashtu ka falënderuar  ambasadorin Delawie për përkrahjen e SHBA-së  që ka dhënë në shtet ndërtimin e Kosovës, zhvillimin e vendit dhe  programe të shumta në fuqizimin dhe zhvillimin e infrastrukturës ligjore. 

Ambasadori Delawie duke i uruar marrjen e detyrës si ministër i MTI-së, ka thënë se SHBA mbetet e përkushtuar  në fuqizimin e bashkëpunimit në mes te ambasadës Amerikane  dhe  Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë. 

Ministri Hasani gjithashtu e ka falënderuar edhe drejtorin e USAID, James Hope për ndihëm që kjo organizatë i ka dhënë Kosovës dhe në veçanti MTI-së përmes projekteve të shumta.

 

 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors