Zëvendësministri Faton Thaçi, mori pjesë në konferencën ‘’Ndërtimi i një treguesi gjeografik për djathin e Sharrit’’

Sot, zëvendësministri i Tregtisë dhe Industrisë, Faton Thaçi, mori pjesë në konferencën me temën: ‘’Ndërtimi i një treguesi gjeografik për djathin e Sharrit’’, organizuar nga Ambasada e Francës në Kosovë, në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë të Francës, si dhe nga organizata ndërkombëtare për bujqësi në zonën e Mesdheut ‘’CIHEAM – IAMM’’ dhe Instituti kosovar i Pronësisë intelektuale, që u mbajt në hotelin “Nartel” në Prishtinë.

Pjesëmarrës në këtë konferencë ishte edhe ambasadori i Francës në Kosovë, Didier Chabert, sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Kapllan Halimi dhe përfaqësues të organizatave CIHEAM – IAMM dhe IKPI-së.
Në vazhdën e kësaj konference, z. Thaçi ka vlerësuar organizimin duke thënë: ” Unë si fillim do të flas për rëndësinë e pronës intelektuale për komunitetin e biznesit në Kosovë dhe rëndësinë e saj për shoqërinë në përgjithësi dhe për angazhimet e qeverisë së Kosovës për ngritjen e sistemit të pronës intelektuale e sidomos për pronën industriale e cila është përgjegjësi e MTI-së. Njëkohësisht të qeverisë se Kosovës, ku ne si qeveri në këtë mandat qeverisës prioritet mbi prioritete kemi në epiqendër zhvillimin ekonomik me bazë të lartë në ngritjen e prodhimit dhe produktit vendor, ku bëjnë pjesë edhe prodhimi i produkteve të cilat vijnë nga rajone apo pjesë te veçanta të Kosovës të cilat përmbajnë në vetvete tregues gjeografikë apo emërtime te origjinës siç mund të jetë edhe Djathi i Sharrit.
Mbrojtja e origjinës gjeografike do të thotë krijimi i një ambienti më të favorshëm afarist, arritjen e konkurrencës në prodhim, përpunim dhe tregti, duke përmirësuar cilësinë e jetës në zonat rurale dhe mbrojtjen e mjedisit jetësor. Bazuar në këtë dhe rëndësinë që ka prona intelektuale për komunitetin e biznesit dhe shoqërinë në përgjithësi Qeveria e Kosovës në kuadër të programit të punesë i ka kushtuar një rëndësi të veçantë krijimit te infrastrukturës së nevojshme ligjore dhe teknike për mbrojtjen e pronës intelektuale duke miratuar me dhjetëra ligje dhe akte nënligjore. Qeveri e Kosovës miratoi një ligj në vitin 2013 për Treguesit Gjeografik TGJ, dhe specialitetet tradicionale (dekretligji nr. 555) legjislacioni i lidhur me BE-në (rregullorja nr 1151/2012) është në fuqi që nga janari 2016. Bazuar në këtë ligj, konkretisht neni 32, do të themelojmë edhe komisionin e eksperteve. Janë krijuar dy institucione administrative, Agjencinë për prone industriale dhe zyra për drejtat e autorit, janë ngritur sektor të veçantë në Dogana për mbrojtjen e të drejtave të pronës intelektualë duke përfshirë Gjykatat dhe institucionet tjera zbatuese të ligjit. Shkeljet të pronës industriale përbejnë vepër penale dhe dënohen sipas kodit penal te Kosovës. Ne kuadër te MTI-se, funksionon Agjencia për pronësi industriale si institucion ku do të regjistron kërkesa për treguesit gjeografik dhe emërtime të origjinës ku për këtë ekziston e gjithë infrastruktura ligjore dhe teknike. Ne agjenci kemi vetëm një aplikim për regjistrim te një produkti sipas treguesve gjeografikë ku ai aplikacion vjen nga shteti ynë mik Franca”.
Gjatë kësaj konference janë diskutuar edhe çështjet e tjera strategjike, kryesore që duhet të bëhen për të mbrojtur Djathin e Sharrit përmes një treguesi gjeografik dhe në këtë mënyrë të promovohet bujqësia baritore dhe zhvillimi rural në këtë rajon.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors