Sot, Zv. Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, z. Faton Thaqi mori pjesë në tryezën e organizuar nga Departamenti i Industrisë, përkatësisht nga Divizioni i Turizmit brenda MTI-së.
Tryeza ishte organizuar me të gjithë palët e interesit në sektorin e turizmit ku morën pjesë përfaqësuesit e organizatave donatore, shoqatat dhe OJQ-të turistike, përfaqësuesit nga komunat, përfaqësues nga AZHR-të dhe aktorët tjerë relevantë në fushën e turizmit. Qëllimi i tryezës ishte ngritja e bashkëpunimit dhe koordinimi i projekteve në fushën e turizmit ndërmjet institucioneve qendrore dhe lokale, me përfaqësuesit e sektorit privat dhe me disa nga organizatat donatore që veprojnë në Kosovë që përkrahin sektorin e turizmit.
Zv ministri Thaçi tha se: “Kosova ka zona të caktuara turistike malore, shëndetësore, objekte natyrore dhe objekte kulturore – historike, e që mund të shfrytëzohen nga vizitorët për ekskursione, sport, rekreacion, pushim, kulturë, për arsim e edukim. Vendi ynë posedon potenciale të mëdha turistike, mirëpo si sektor ekonomik nuk është trajtuar dhe nuk ka pasur qasjen e duhur për zhvillimin ekonomik te vendit. Zhvillimi i këtij sektori ekonomik do te ndikoj ne ngritjen e bruto produktit te vendit. Thaçi shtoi se Ministria e Tregtisë dhe Industrisë zotohet që së shpejti do ta themeloje Departamentin e Turizmit i cili do tu përgjigjet nevojave të zhvillimit të turizmit si veprimtari mjaftë profitabile e cila do të ndikoj në mënyre të drejtpërdrejtë në zhvillimin ekonomik të Republikës se Kosovës”
Nderakq, stafi i Divizionit të Turizmit prezantoi të arriturat nga viti 2017 dhe planet për vitin 2018. Gjithashtu prezantoi edhe prioritet që kanë nevojë për përkrahjen e donatorëve për 3 vitet e ardhshme. Përfaqësuesit e komunave shpalosen gjithashtu të arriturat dhe planet në fushën e turizmit. Edhe donatorët prezantuan synimet e tyre në këtë sektor. Të pranishmit u dakorduan se rëndësia e themelimit të Departamentit të Turizmit është shumë e madhe pasi që ky sektor ka filluar të zhvillohet dhe zë vend të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të vendit.