Ministri Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, priti në takim kryetarin e Komunës së Ferizajt, z. Agim Aliun, që ishte i shoqëruar nga Mustafë Grainca, zëvendësministër në Ministrinë e Financave dhe nga Besnik Berisha, drejtor i DSHMS në Komunën e Ferizajt.
Ministri Hasani i shprehi mirëseardhje kryetarit Aliu, duke i uruar marrjen e detyrë se re-kryetar i Komunës së Ferizajt.
Kurse, kryetari Aliu kërkoi bashkëpunimin dhe përkrahjen nga ministri Hasani në krijimin e Zonës Ekonomike në Komunën e Ferizajt.
Për këtë nismë, ministri Hasani shprehu gatishmërinë e tij që ta mbështesë dhe t’i japë përkrahje nga ministria të cilën ai e drejton për ndërtimin e kësaj zone me interes ekonomik për Ferizajn dhe më gjerë.
Ministri Hasani ripohoi faktin se Ministria e Tregtisë dhe Industrisë do të jetë në mbështetje të vazhdueshme të zhvillimit dhe promovimit të sektorit privat, si dhe të krijimit të kushteve sa më të mira për investime dhe zhvillim të ndërmarrësisë.