Kjo ngjarje është organizuar nga Divizioni i Turizmit dhe përkrahur nga Këshilli për Bashkëpunim Rajonal (RCC) dhe ka pasur për qëllim informimin e detajuar për grandet në turizmin kulturor dhe turistik të cilat do t’i ofron RCC në kuadër të projektit “Triple P Project” .
Në fjalën e tij hyrëse ai falënderoj RCC për përkrahjen e vazhdueshme në sektorin e turizmit.
Zv. Ministri ne fjalimin e tij potencoi se:
Sigurisht se, tashmë është e ditur për të gjithë ju që Kosova ofron potenciale të bollshme për zhvillimin e turizmit kulturor dhe avanturistik, andaj projektet të tilla si “Triple P” janë shumë të mirëseardhura për ne duke qenë se ekziston nevojë e bollshme për ti zhvilluar produkte të ndryshme turistike.
Nder tjerash z. Fadil Arifi tha se:
Zhvillimi i produkteve turistike ka qenë dhe është synim i MTI-se ku bashkërisht me përkrahjen e organizatave donatore janë mundësuar që disa produkte të reja të gjinden në treg sot. Por nevojat për përkrahje janë shumë më të mëdha andaj këto grante që do të ofrohen nga Projekti Triple P do të ndikojnë drejtpërdrejt në zhvillimin e turizmit të Kosovës dhe do tua lehtësojnë bizneseve turistike dhe organizatave tjera që të zgjerojnë ofertat e tyre turistike dhe njëkohësisht të rrisin edhe numrin e punonjësve.
Ndër tjerash ai theksoi se:
Kontributi i turizmit do të rritet në konkurrencë dhe qëndrueshmëri. Turizmi gjithashtu do të kontribuojë në imazhin e vendit dhe në krenarinë dhe vetë-besimin e banorëve.
Në këtë ngjarje ishin të ftuar përfaqësuese nga të gjitha komunat e Kosovës, shoqata dhe OJQ turistike, tour operatorët të cilët ofrojnë oferta turistike për Kosovën, përfaqësues të Zyrave Informuese Turistike dhe organizata tjera, ku pjesëmarrës ishin rreth 50 veta.
Nga përfaqësuesi e RCC të pranishmit u njoftuan për tematikat e granteve në turizmin kulturor, për mundësitë në turizmi turistik, procedurat e aplikimit, afatet si dhe detjat tjera. Thirrja e parë për grande ka afat deri me datën 16 gusht, ndërsa gjatë tri viteve të ardhshme do të ketë edhe thirrje tjera.
Nga RCC u njoftuan të pranishmit se të drejtë aplikimi kanë organizatat jo qeveritare ose jo fitimprurëse, asociacionet ose fondacionet. Të gjitha informatat si dhe aplikimi për grande janë të qasëshëm online në linkun: https://www.rcc.int/tourismgrants
