Ministri Shala merr mbështetje nga Banka Botërore në vazhdimin e projekteve në MTI

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka pritur në takim drejtorin e Bankës Botërore për Kosovë Marko Mantovanelli, ku është diskutuar për bashkëpunimin në mes dy institucioneve. 

Ministri Shala prezantoi idenë për dislokimin e tri agjencive shtetërore në kuadër të MTI-së, gjë e cila u prit mirë nga drejtori i Bankës Botërore në Kosovë. 

Ministri Shala kërkoi mbështetje nga drejtori i Bankës Botërore për krijimin e Qendrës Nacionale të Cilësisë, ku parashihet të vendosen Agjencia Kosovare e Akreditimit, Agjencia e Standardizimit dhe ajo e Metrologjisë. 
Po ashtu ministri shpalosi objektivat e MTI-së, duke i kushtuar rëndësi përmirësimit të infrastrukturës së cilësisë. 

Banka Botërore ka ndihmuar MTI-në me një kredi 14. 3 milionë euro, që do të shërben për Investime kapitale në laboratorët teknik të Infrastrukturës Kombëtare të Cilësisë , Reforma e Inspeksioneve në Kosovë si dhe grante mbështetëse për ndërmarrjet eksportuese kosovare.
 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors