Kosova dhe Mali i Zi nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi në fushën e kontrollit të mallrave strategjike

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë dhe Ministria e Ekonomisë e Malit të Zi kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi në fushën e kontrollit të mallrave strategjike me qëllim të përforcimit të bashkëpunimit në fushën e kontrollit të tregtisë së armëve dhe pajisjeve ushtarake, armëve konvencionale, armëve të shkatërrimit në masë, si dhe eksportin e mallrave me përdorim të dyfishtë.

Memorandumi është nënshkruar në nivel sekretarësh duke theksuar nevojën për të bërë përparime në shkëmbimin e informacionit dhe eksperiencave në çështjet e transferimit ndërkombëtar të kontrollit të mallrave strategjike.

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë Endrit Shala ka theksuar se ky memorandum është edhe një edhe një hap tutje në thellimin e bashkëpunimit në mes Kosovës dhe Malit të Zi, duke shtuar se memorandume të tilla do të bëhen edhe me vendet tjera fqinje.

Ndërsa, sekretari i MTI-së, Burim Rreci ka theksuar gatishmërinë e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë për bashkëpunim në fushën e mallrave strategjike që del edhe si obligim nga Bashkimi Evropian. Ai theksoi se duhet potencuar edhe rolin e  madh të Ambasadës Amerikane, konkretisht programit të EXBS-it ku pa përkrahjen dhe mbështetjen e  tyre nuk do te ishim këtu ku jemi sot

Rreci ka thënë se forcimi i kontrollit kufitar është interes i shtetit të Kosovës që po ashtu një marrëveshje të tillë është nënshkruar edhe më Shqipërinë.

“Një marrëveshje të tillë e kemi nënshkruar me Shqipërinë, do ta nënshkruajmë edhe me Kroacinë dhe Maqedoninë së shpejti”, theksoi Reci.

Kurse, Milan Srzentic, sekretar shtetëror në Ministrinë e Ekonomisë të Malit të Zi theksoi se ky memorandum ka rëndësi të veçantë për dy shtetet për intensifikimin e bashkëpunimit dhe kontrollit kufitar.

 

Post ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors