Ministrja Hajdari merr mbështetjen e Austrisë nga ambasadori Weidinger

Ministrja e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, Rozeta Hajdari, ka pritur në takim informues ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Christoph Weidinger.

Ministrja Hajdari e informoi ambasadorin Weidinger për prioritetet e ministrisë, duke vënë në theks të veçantë bashkëpunimin e ngushtë në mes Austrisë dhe Kosovës.

Ministrja Hajdari vlerësoi shumë mbështetjen e Austrisë që ia ka dhënë Kosovës dhe po vazhdon t’ia jap në zhvillimin ekonomik të vendit.

Ndërsa ambasadori  Weidinger siguroi ministren se Austria do të vazhdojë të mbetet njëri nga partnerët kryesor të Kosovës, duke theksuar se shumë kompani austriake kanë shprehur gatishmëri për ta investuar kapitalin e tyre në Kosovë.

Ambasadori po ashtu tha se mbështetja e Austrisë dhe kryeministrit të këtij shteti Sebastian Kurz do të vazhdojë në zhvillimin ekonomik dhe integrimin Evropian të Kosovës.

Post ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors