Ministrja Hajdari diskutoi me përfaqësuesit e bizneseve, iu premtoi bashkëpunim  dhe përkrahje

Ministrja e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike (MEPTINIS), Rozeta Hajdari ka diskutuar, të mërkurën, me odat ekonomike vendore dhe ndërkombëtare që veprojnë në Kosovë, si dhe me prodhuesit vendorë dhe importuesit.

Ministrja Hajdari ka dëgjuar shqetësimet e tyre në lidhje me zbatimin e masave të marra nga vendimet dhe udhëzimet e Qeverisë për mbrojtje dhe kujdes lidhur me pandeminë COVID-19,  gjatë veprimtarisë së tyre ekonomike, duke iu ofruar mbështetje dhe komunikim të vazhdueshëm për të sqaruar të gjitha udhëzimet e dhëna për zbatimin e masave dhe urdhëresave përkatëse për veprimtaritë ekonomike, lidhur me gjendjen e tanishme -emergjencë e shëndetit publik.

Ministrja premtoi koordinim të plotë në mes bizneseve dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës, duke ua sqaruar edhe udhëzimet e ndërmarra nga MEPTINIS në lidhje me ushtrimin e veprimtarisë së bizneseve pas gjendjes së krijuar nga pandemia COVID-19.

Ministrja tha që është në shërbim të bizneseve dhe mund t’i adresojnë shqetësimet e tyre haptas, duke shtuar se udhëzimet që janë marrë në këtë kohë janë për shkak të gjendjes së pandemisë COVID-19, por me qëllim që sa më pak të afektojnë në veprimtarin e bizneseve që lejohen të punojnë.

Në takim, që u mbajt në ambient të hapur, me ministren Hajdari ishin: kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Berat Rukiqi, kryetari i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë Arian Zeka, kryetari i Odës së Afarizmit të Kosovës Skënder Krasniqi, drejtori ekzekutiv i Klubit te Prodhuesve Astrit Panxha, drejtoresha ekzekutive e Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare Nora Hasani, drejtoresha ekzekutive e Odës Afariste Austriake Vjosa Huruglica, drejtoreshë ekzekutivë e Rrjetit te Shitësve me Pakice Yllka Metaj,  Latif Kryeziu nga “Shell Kosova”, shoqata e asociacione tjera, si dhe prodhues e importues të vendit.  Ministrja Hajdari si ministre përgjegjëse, në Qeverinë Kurti, për zhvillim ekonomik të vendit mirëpret përfaqësuesit e bizneseve që të vijnë në kabinetin e saj për t’i shprehur të  gjitha brengat e bizneseve, për t’i shqyrtuar e adresuar së bashku, në ditët në vijim.

Post ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors