Ministrja Hajdari kërkon nga inspektoratet komunale t’i zbatojnë vendimet e qeverisë dhe urdhëresat e ministrisë në përpikëri 

Ministrja e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike (MEPTINIS), Rozeta Hajdari, bashkë me kabinetin e saj, ka takuar inspektoratet komunale për t’i sqaruar vendimet e qeverisë dhe urdhëresat e ministrisë pas gjendjes me situatën e emergjencës shëndetësore.

Ministrja Hajdari ka thënë se ka marrë shumë ankesa nga ana e bizneseve për urdhëresat e qeverisë,  të cilat nuk janë përcjellë mirë udhëzimet nga inspektoratet komunale.

Ministrja tha se informatat për urdhëresat duhet të sqarohen sa më mirë tek bizneset nga ana e inspektorateve komunale.

“Nuk është qëllimi i Qeverisë së Kosovës të shqiptojmë gjoba, por të marrim masa, sepse dëshirojmë të ruajmë jetën e njerëzve, por t’i ruajmë edhe bizneset, sepse janë të rëndësishme për ekonominë e vendit tonë”, ka thënë ministrja Hajdari.

Ministrja iu ka kërkuar inspektorateve komunale që t’i lexojnë mirë udhëzimet dhe të mos i mbyllin bizneset që nuk ndalohen me urdhëresën e qeverisë.

Po ashtu apeli i ministres për të gjitha inspektoratet komunale ishte që t’i përcjellin udhëzimet e Ministrisë së Shëndetësisë, që bizneset t’i zbatojnë rregullat e higjienës dhe masave mbrojtëse që ta ruajnë shëndetin e qytetarëve.

Post ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors