Ministrja Hajdari: Lënda e parë ishte esenciale për bizneset vendore, Serbia dhe Bosnja e Hercegovina kanë shumë barriera ndaj Kosovës

Ministrja e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike (MEPTINIS), Rozeta Hajdari, ka mbajtur sot konferencë për media, në lidhje me heqjen e tarifës për lëndën e parë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina  dhe për njoftim të afërt për Urdhëresën e fundit në lidhje me mbarëvajtjen e veprimtarive ekonomike gjatë emergjencës së shëndetit publik.

Ministrja e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike (MEPTINIS), Rozeta Hajdari, ka mbajtur sot konferencë për media, në lidhje me heqjen e tarifës për lëndën e parë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina  dhe për njoftim të afërt për Urdhëresën e fundit në lidhje me mbarëvajtjen e veprimtarive ekonomike gjatë emergjencës së shëndetit publik.

Ministrja Hajdari bëri të ditur se Kosova vazhdon të ballafaqohet  me një deficit tregtar gjithnjë më të madh me vendet e CEFTA-së, e veçanërisht për tregtinë e mallrave, me një import prej €850.64 milionë dhe me një eksport prej vetëm €173.32 milionë për vitin 2018. Ndërsa, në vitin 2019 me një import prej €502.6 milion dhe me një eksport prej vetëm €164.82 milionë me vendet e CEFTA-s.

Fakti që Kosova ka nivelin më të ulët të eksporteve në rajon është një shenjë e qartë e vështirësive konkretisht barrierave tregtare që kompanitë kosovare ende përballen me vendet e CEFTA, veçanërisht me Serbinë dhe Bosnjën dhe Hercegovinën.

E sa i përket tarifës 100%, ministrja Hajdari theksoi “ndonëse tarifën 100% e kemi mirëpritur të gjithë, ndikimi i saj në realitetin ekonomik në Kosovës nuk ka qenë siç ishte pritur, kjo për faktin e mekanizmave zbatues, monitorues dhe kontrollues të dobët në kohën kur ishte aplikuar. Ndryshimet në zvogëlimin e importit tregojnë qartazi efektet negative të tarifës 100%. Statistikat tregojnë për rënie të eksporteve të Kosovës në drejtim të CEFTA-s respektivisht në raport me Serbinë dhe Bosnje e Hercegovinën”, shtoi ministrja Hajdari.

“Prandaj, Qeveria e Republikës së Kosovës po dëshmon se është e përkushtuar në ruajtjen dhe fuqizimin e mëtejshëm të raporteve me aleatet kyç ndërkombëtarë të Kosovës,  për faktin se si rezultat i vendimit të dhënë ditën e djeshme Qeveria e Republikës së Kosovës ka hequr tarifën 100% për të gjitha lëndët e para, që importohen nga Serbia, e që është një përqindje mjaft e konsiderueshme e importit (rreth 15 % e  totalit 450 mil. euro të importit serb në Kosovë), që për bizneset vendore ishte e domosdoshme, respektivisht në produktet e industrisë ushqimore dhe ndërtimore.

“Esenciale për prodhuesit vendorë është importi i lëndës së parë”, shtoi ministrja Hajdari.

Më tej, ajo ka shtuar se edhe përkundër vështirësive se disa biznese kishin arritur të gjejnë tregje zëvendësuese për  importin e lëndës së parë nga shtetet tjera, dhe kjo mund të jetë shumë më e preferuar për ne si shtet që importet nga Serbia të zëvendësoheshin me importet nga vendet mike të Kosovës.

Duke iu referuar burimit “trading economics”, ministrja bëri të ditur se fillimisht: Norma e inflacionit ishte 1.7 %, ku në një periudhë pas vendosjes se tarifës 100% inflacioni kishte shënuar rritje në 3.3% si rezultat i kërkesës së madhe që ka qenë për produktet serbe.

 

Qeveria e Republikës së Kosovës veproi duke treguar vullnet dhe përkushtim me vendimin që e mori, por që presim edhe nga aleatët ndërkombëtarë që të bëjnë presion tek Serbia në drejtim të eliminimit të plotë të barrierave jo-tarifore të aplikuara ndaj kompanive kosovare, si dhe të ndalë lobimin e menjëhershëm agresiv të ç‘njohjeve për Kosovën”, u shpreh ministrja Hajdari. Ajo shtoi “kur Kosova po heq tarifën 100% për lëndën e parë është një hap i rëndësishëm dhe konstruktiv” për të siguruar që qarkullimi: eksporti dhe importi me të gjitha shtetet  mos të ketë pengesa si dhe nëpërmes shfrytëzimit transit të territorit të Serbisë,  e posaçërisht në këto momente kur Kosova si e gjithë bota po ballafaqohet me pandeminë “COVID19 ,  produktet e importuara nga vendet e BE-së janë të rëndësishme për tregun tonë, por gati e pamundur të importohen me këtë qasje, e që rrjedhimisht kompanitë kosovare obligohen të shikojnë alternativa të tjera të cilat krijojnë kosto më të lartë për kompanitë kosovare, e si pasojë kanë rezultuar me çmime më të larta në treg për konsumatorët e Kosovës potencoi ministrja Hajdari.

 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors