Ministrja Hajdari takoi abasadorin gjerman z. Christian Heldt

Ministrja Hajdari sot priti ambasadorin gjerman z. Heldt, të cilin e falënderoi për mbështetjen në marrëveshjen e re të kyçjes KOSTT- ENTSO-E.

Gjatë takimit, ministrja Hajdari e njoftoi Ambasadorin Heldt se këtë javë Qeveria e Republikës së Kosovës pritet ta kalojë Parkun Kosovaro-Gjerman të Inovacionit dhe Trajnimit në menaxhim të shoqatës “ITP Prizren”.

Shoqata “ITP Prizren” është themeluar vitin e kaluar me angazhimin e GIZ-it gjerman dhe Qeverisë së Kosovës dhe do të menaxhojë dhe zhvillojë parkun në ish-kampin e KFOR-it në Prizren.

Ministrja Hajdari dhe ambasadori Heldt biseduan edhe për bashkëpunim në fusha tjera ku pikësynim është gjithmonë zhvillimi ekonomik i vendit tonë.

Ministrja Hajdari i është gjithmonë mirënjohëse Ambasadës Gjermane për përkrahjen e vazhdueshme për Republikën e Kosovës.

Post ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors