I njoftojmë të gjitha Ndërmarrjet Private që ofrojnë shërbime publike nëpër institucione dhe komuna, që kane mundësi të aplikojnë për hua-marrje nga masa 1.10.2 e Pakos Fiskale Emergjente.
Aplikimin mund ta bëjnë në zyrat e MEPTINIS, deri me datën 22.05.2020.
UDHËZIME PËR APLIKIM PËR MASËN 1.10.2 TË PAKOS FISKALE EMERGJENTE
Sipas Planit Operacional të Pakos Fiskale Emergjente, nga masa 1.10.2 mund të përfitojnë ndërmarrjet private që ofrojnë shërbime Publike që kanë vështirësi financiare për shkak të situatës së emergjencës së shëndetit publik. Me qëllim të sigurimit të likuiditetit për të përballuar shpenzimet operative, ndërmarrjeve u ofrohet huamarrje pa interes, me kthim deri më 31.12.2020.
Për të aplikuar për këtë masë, ndërmarrjet duhet të përgatisin dokumentet e poshtëshënuara, drejtuar Ministrisë së Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike.
Dokumentet që duhen dorëzuar:
- Aplikacioni
- Bilancin e gjendjes për tre vitet e fundit
- Pasqyrën e të ardhurave për tre vitet e fundit
- Rrjedhën e parasë (cash flow) për tre vitet e fundit
- Planifikimet buxhetore për të hyrat dhe shpenzimet për vitet 2018, 2019, 2020
- Listën e të punësuarve dhe pagat
- Kartelën e cash-it dhe zërave të cash-it (arkën, gjendjet bankare, letrat me vlerë të tregtueshme në para)
- Të hyrat mujore të realizuara për secilin muaj të vitit 2020
- Shpenzimet operative të realizuara për secilin muaj të vitit 2020
- Shpenzimet të cilat janë si rrjedhoj e COVID-19 (këtu mund t vendosni shpenzimet të cilat nuk janë të zakonshme por që kanë rrjedhë vetëm si rrjedhojë e COVID-19)
Dokumentet e kërkuara të dërgohen të shtypura të adresuara për te Kabineti i ministres, në zyret e MEPTINIS.
Shkarko aplikacionin ketu