Ministrja e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike (MEPTINIS), znj. Rozeta Hajdari ka pritur të premtën në takim Ambasadoren e Francës në Kosovë, znj. Butel Marie-Christine me kolegët e saj.

Gjatë takimit është biseduar për marrëveshjen e kredisë prej 66 milionë euro që thesari i Republikës së Francës ka dhënë për ndërtimin e një impianti të ujërave të zeza në rajonin e Prishtinës.
Gjatë takimit po ashtu është diskutuar edhe për investitor potencial nga Republika e Francës.
Ministrja Hajdari e ka falënderuar Ambasadoren Butel, për votimin e Francës në anëtarësimin në ENTSO-E, të cilën e ka njoftuar për grupin punues që është formuar për t’i adresuar çështjet e lidhura me furnizim të energjisë elektrike në të gjitha komunat e Republikës së Kosovës.
Ministrja Hajdari ka folur edhe për takimin që është planifikuar të mbahet gjatë këtij muaji me donatorë, për të biseduar dhe kërkuar ndihmën e tyre për përkrahjen socio ekonomike në vend, si pasojë e pandemisë.
Ministrja Hajdari ka falënderuar Ambasadoren Butel për ndihmën që Franca vazhdon t’i ofrojë Kosovës, duke shprehur se Kosova ka shumë miq të cilët duan ta ndihmojnë Kosovën.