Ministrja Hajdari dhe ministri Bislimi mbajnë takim me përfaqësuesit e tregtisë me pakicë dhe prodhuesit vendorë për përkrahjen e distribuimit më të shpejtë në treg të prodhimeve vendore

Ministrja e Ministrisë së Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike (MEPTINIS), znj. Rozeta Hajdari bashkë me ministrin e Ministrisë së Financave dhe Transfereve (MFT), z. Besnik Bislimi, kanë zhvilluar një takim me përfaqësuesit e tregtisë me pakicë dhe prodhuesit vendorë.

Takimi është ftuar nga ministrja Hajdari për ta gjetur një mundësi më të mirë për plasimin e produkteve vendore në tregun e Kosovës, ku janë diskutuar modalitete nga tregtarët dhe prodhuesit vendorë.

Ministrja Hajdari ka theksuar se ftesa është bërë për të ndërtuar një komunikim të përbashkët në interes të industrisë së Kosovës. Prioritet i parë i zhvillimi të industrisë është zhvillimi i produkteve vendore, prandaj nevojitet bashkëpunimi i të gjithë përfaqësuesve të tregtisë me pakicë dhe prodhuesve vendorë, në mënyrë që produktet vendore të plasohen sa më shpejtë në treg.

Ministrja Hajdari dhe ministri Bislimi kërkuan që me ndihmën e përfaqësuesve të rrjetit me pakicë, të adresojnë çështjet produkteve vendore, duke cituar si shembull produktet vendore të qumështit, shumë nga të cilat aktualisht janë në stoqe, për shkak të situatës me pandeminë. Disa nga propozimet përfshijnë inventarizimin e produkteve vendore të konsumit për rezervat shtetërore, blerja dhe konsumi i produkteve vendore nga ndërmarrjet publike, vëmendje më e madhe e plasimit të produkteve vendore nga rrjeti i shitësve me pakice më qellim të rritjes së përqindjes së produkteve vendore në tregun vendor, si dhe zhvillimi i kampanjës së përbashkët për produktet vendore.

Takimi ishte frytdhënës me shumë reflektime nga kryesues dhe anëtarë të Klubit të Prodhuesve dhe të Rrjetit te Shitësve me Pakicë, duke synuar në qëllim të përbashkët për gjetjen e zgjidhjeve.

Ministri Bislimi ka kërkuar gatishmëri më të madhe të rrjetit te shitësve me pakicë, që të ndihmojnë në plasimin dhe promovimin e produkteve vendore, për zhvillim më të shpejtë ekonomik dhe zvogëlimit te papunësisë në Republikën e Kosovës.

Ministrja Hajdari sugjeroi që të formohet një grup punues me përfaqësim nga MEPTINIS, zyrtarët e Departamentit të Industrisë dhe Departamentit të Tregtisë, përfaqësues nga industria dhe përfaqësues nga rrjeti i shitësve me pakicë, të cilët me lehtësim të dialogut nga MEPTINIS, do të punojnë rreth një plani konkret se si t’i lansojmë produktet vendore në tregun tonë.

Post ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors