Kosova mbështet Demarshin e SHBA-ve për shkeljen e të drejtave të njeriut në Kinë  

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës mbështet Demarshin drejtuar Republikës Popullore të Kinës për kampanjen represive ndaj ugurëve, kazakëve, kirgizëve dhe grupeve tjera minoritare muslimane.

Autoritete respektive për zbatim të rendit dhe sanksione në Shtetet e Bashkuara të Amerikës paralajmërojnë individë dhe entitete biznesore mbi pasojat potenciale (dënime deri në ndërprerje aktiviteti në SHBA) në rast të përfshirjes në aktivitete biznesore me entitete të cilat janë të përfshira në shkelje të të drejtave të njeriut.

Shhtetet e Bashkuara të Amerikës kanë lëshuar një dokument udhëzues për t’i vënë në dijeni edhe bizneset mbi rrezikun e lidhjeve të zinxhirit furnizues me entitete biznesore të cilat janë të përfshira në shkelje të të drejtave të njeriut, përfshi edhe detyrimin e punës me force në rajonin autonom Xinjiang Ugur dhe disa rajone tjera në Kinë.

Me këtë rast, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, thekson se përkrah Demarshin e SHBA-ve me synim për të dënuar praktikat abuzive të të drejtave të njeriut në Kinë.
Po ashtu Ministria e Tregtisë dhe Industrisë e Republikës së Kosovës, njofton bizneset kosovare nëse janë duke zhvilluar aktivitet ekonomik me kompani nga ky rajon i Kinës me praktikat abuzive dhe shkeljen e të drejtave të njeriut në Kinë, të ndërpresin aktivitetin me ato biznese.

Bizneset me ekspozim potencial të zinxhirit të tyre furnizues të ndërlidhura me shkelje të të drejtave të njeriut në Xinjang apo në objekte jashtë Xinjangut të cilat përdorin punësim të dhunshëm që vjen nga Xinjang në prodhimin e gjërave për konsum të brendshëm dhe distribuim ndërkombëtar duhet të jenë të vetëdijshme për rrezikun e reputacionit, rrezikun ekonomik dhe ligjor në rast se janë të përfshira në marrëdhënie biznesore me entitete të tilla.  ​

 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors