Agjencia Kosovare për Standardizim (AKS) ka organizuar takimin e Këshillit Profesional të Standardizimit (KPS) për të diskutuar për Programin e Punës, që do të realizohet gjatë këtij viti. Ky takim u organizuar pikërisht më 14 tetor, që është edhe Dita Botërore e Standardeve.
Takimin e udhëhoqi kryetari i KPS-së, Butrint Batalli. Ndërsa zëvendësministri i MTI-së, Nexhat Ramadani foli për mundësitë e mbështetjes institucionale të zhvillimit të standardeve kosovare. Ndërkaq drejtori i përgjithshëm i AKS-së, Hafiz Gara dhe drejtor i Drejtorisë për Standarde, Promovim dhe Integrim, Bujar Istogu, prezantuan Programin e Punës dhe Raportin për arritjet e Agjencisë Kosovare të Standardizimit.
Në takim u miratua Programi i Punës dhe u sollën ide për aktivitete të reja. Takimi i radhës i këtij këshilli duhet të mbahet në janar të vitit 2021.

