Ministri Krasniqi viziton bizneset në Malishevë

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi vizitoi disa biznese në Malishevë për të parë nga afër aktivitetin e tyre afarist.

 Ministri Krasniqi potencoi se qëndrimi afër bizneseve në këtë kohë pandemie është mision dhe përgjegjësi institucionale.

Ai shtoi se në kuadër të angazhimeve dhe përgjegjësive, sot kam vizituar disa biznese në Malishevë për të parë nga afër punën dhe vështirësitë me të cilat përballen.

Në fabrikën për prodhimin e maskave “Myfixmask”, drejtuesit e këtij biznesi më informuan se produktet e tyre dallojnë për nga cilësia dhe si të tilla janë të kërkuara si në tregun e brendshëm ashtu edhe në atë të jashtëm.

Ministri, vizitën e ka vazhduar edhe në kompaninë tjetër prodhuese “Lirimi” dhe marketin ushqimor “Pajtimi” për të parë funksionimin e tyre në këtë kohë.

Pas këtyre vizitave, ministri Krasniqi ka thënë se institucionet e Republikës së Kosovës janë duke bërë përpjekje që në bazë të ligjit për rimëkëmbje ekonomike sadopak ta ndihmojmë sektorin privat.

 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors