MINT takim pune me prodhuesit e produkteve të ndërtimit

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë mbajti takim pune me prodhuesit e produkteve të ndërtimit të cilat përdoren për izolim termik për ndërtesa.

Departamenti i Industrisë prezantoi draftin e UDHËZIMIT ADMINISTRATIV (MINT) NR.00/2021 PËR CAKTIMIN E KUSHTEVE PËR VENDOSJEN E PRODUKTEVE PËR IZOLIM TERMIK PËR NDERTESA NË TREG – PRODUKTE TË FABRIKUARA POLISTIRENI TË BYMYER (ESP).

Qëllimi i takimit ishte njoftimi i prodhuesve në lidhje me kërkesat e përcaktuara me këtë Udhëzim Administrativ i cili derivon nga ligji i produkteve të ndërtimit 06/L-033. Në këtë takim u pajtuam për krijimin e një sistemi unik në lidhje me nomenklaturën dhe klasifikimin e këtyre produkteve sipas kërkesave të standardit SK EN 13163,  shtimin e aktiviteteve të mbikëqyrjes se tregut lidhur me karakteristikat rregullatore të cilat duhet t’i plotësojnë këto produkte.

Post ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors