INSPEKTORATI I TREGUT I MINT NDALON 34.600.00 L (TRIDHJETË E KATËRMIJË E GJASHTËQIND LITRA) VAJRA MOTORIKE JO CILËSORE (vajrat motorike jo cilësore janë kthyer në vendin e origjinës)

Inspektorati i Tregut në zbatim të Vendimit të Ministres së MINT për vajrat motorike, kanë marr mostra të vajrave motorike në terminalet doganore dhe në tregun e brendshëm dhe të njejtat janë testuar në laboratorët e akredituar.

Në bazë të raporteve të testimit të mostrave të marra në terminalet doganore ka rezultuar që 34.600.00 L (tridhjetë e katërmijë e gjashtëqind litra), vajra motorike (me brende të ndryshme), janë në kundërshtim me Vendimin e MINT, prandaj të njejtat janë kthyer në vendin e origjinës.

Vajrat Motorike të cilat nuk janë lejuar të vendosen në tregun e brendshëm janë kryesisht me origjinë nga Serbia dhe pjesa tjetër nga Turqia dhe vendet e tjera.

Inspektorati i Tregut gjithashtu gjatë kontrollimit në tregun e brendshëm të Republikës së Kosovës, ka sekuestruar 2,270.00 L (dymijë e dyqind e shtatëdhjetë litra), vajra motorike të cilat janë vendosur në treg pa dokumentacion mbi prejardhje/origjinë, si dhe në rastet kur vajrat motorike janë testuar në laboratori dhe me këtë rast ka rezultuar  që ka  mospërputhje të përbërjes dhe sasisë të deklaruar në etiketën e produktit.

E ritheksojmë që procesi i marrjes së mostrave, testimit dhe verifikimit në laborator të akredituar është pa asnjë kosto financiare për bizneset.

MINT respektivisht Inspektorati i Tregut garanton konsumatorët dhe bizneset e përgjegjshme që nuk do të lejohen të qarkullojnë në tregun e brendshëm të Republikës së Kosovës, asnjë produkt që nuk i plotëson kërkesat ligjore, e gjithë kjo në interes të mbrojtjes së konsumatorit, vendosjes së produkteve cilësore në treg si dhe mbrojtjes së konkurrencës së drejtë në treg.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors