Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, priti në takim Shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Greqisë në Republikën e Kosovës, Chryssoula Aliferi dhe Konsullin për Çështjet Ekonomike dhe Tregtare, Michail Vrettakis.
Ministrja Hajdari e njoftoi palën greke mbi prioritetet e ministrisë, duke nënvizuar qëllimet kryesore për zhvillimin e industrisë dhe rritjen e konkurrueshmërisë së ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, me qëllim përmirësimin e bilancit tregtar të vendit, gjenerimin e vendeve të punës dhe rritjen e të ardhurave kombëtare.
Shefja e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në Kosovë, Chryssoula Aliferi, falënderoi ministren Hajdari për mikpritjen dhe shprehi gatishmërinë e saj për përkrahje ndaj Republikës së Kosovës në proceset e integrimit evropian. Njëkohësisht, znj. Aliferi, konfirmoi avancimin e raporteve midis dy vendeve, me fokus të veçantë në aspektin ekonomik, me qëllim të zhvillimit dhe stabilitetit rajonal.
Palët u zotuan për forcimin e bashkëpunimit ekonomik në mes dy shteteve dhe konfirmuan gatishmërinë për të thelluar dhe zgjeruar bashkëpunimin bilateral përmes bashkëpunimit institucional, me vizita zyrtare dhe shkëmbime të përvojave në mes ministrive nga Republika e Kosovës dhe Republika e Greqisë në sektorë të ndryshëm ekonomik, si dhe me rritje te rrjetëzimit të bizneseve në mes dy shteteve.
