Reagim për media

Ne orët e mbrëmjes Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë merr lajmin e devijuar nga realiteti, i angazhimit të expertes së jashtme N.P nga Njësia e Projektit “ Konkurrueshmëria dhe Gatishmëria për Eksport – CERP”.

Në kuadër të projektit CERP, që financohet me huamarrje nga Banka Botërore është kërkuar dhe shpallur shprehja e interesit në ueb-faqen e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë:

https://mint-test.rks-gov.net/shpallje-2/

për pozitën Ekspert i matjes së rezultateve.

Në këtë shprehje të interesit kanë aplikuar 41 kanditatë.

Pas përmbylljes së fazës së aplikimit është formuar komisioni për vlerësimin e kandidatëve, ku në bazë të vlerësimeve të kandidatëve është përzgjedhur kandidati-ja, që i ka plotësuar kriteret sipas Termave te Referencës, të miratuara nga Banka Botërore.

Përzgjedhja e zonjës N. P. për pozitën në fjalë, është në përputhje me procedurat e përcaktuara në Udhëzimet e Bankës Botërore: Përzgjedhja dhe Punësimi i Konsulentëve nën Kreditë dhe Grantet e BNRZh (IBRD) dhe ShNZh (IDA) nga Huamarrësit e Bankës Botërore, janar 2011, rishikuar në korrik 2014, sipas përzgjedhjes bazuar në metodën mbi Përzgjedhjen e Konsulentëve Individual (KI).

Prandaj, kandidatja e pranuar është përzgjedhur përmes një procesi të rregullt rekrutimi.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors