Ministrja Hajdari vizitoi prodhuesin vendor “Relux”

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari vizitoi prodhuesin vendor të ngjyrave, fasadave, dhe shumë produkteve tjera, i cili gjatë ditës së sotme filloi me eksportimin në tregun evropian të ngjyrave të brendshme, ngjyrave të jashtme, fasadës dhe ngjitësit për stiropor.

Në këtë vizitë, Ministrja Hajdari u njoftua për sukseset, sfidat dhe vështirësitë që kanë prodhuesit vendor, në zhvillimin e veprimtarive të tyre, konkretisht në prodhim, përpunim dhe eksport.

Prodhuesi vendor “Relux” bënë pjesë tek eksportuesit më të mëdhenj në Kosovë, me mbi 50 % të prodhimit që e eksporton në tregun evropian.

Ministrja Hajdari i siguroi se Qeveria Kurti me vullnetin dhe programin e saj, do të vazhdojë të mbështesë sektorin privat përmes avancimit të politikave, përmirësimit të legjislacionit, granteve mbështetëse, subvencionimit të formave të tjera, me qëllim të mbrojtjes së prodhimeve vendore, rritjen e konkurreshmërisë për pjesëmarrje më të madhe në tregun rajonal, evropian dhe më gjerë.

Ministrja Hajdari theksoi se ministria që ajo udhëheq, ka për qëllim rritjen e punësimit përmes zhvillimit të industrisë, inovacionit, ndërmarrësisë, tregtisë dhe rritjes së investimeve në Republikën e Kosovës.

Pra, sa më shumë produkte cilësore në tregjet ndërkombëtare, përveç kontributit në ekonomi, ndërmarrësit tanë të vyeshëm, rrisin edhe më shumë imazhin e Republikës sonë.

Post ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors