Takim përgatitor në mes të pikave të kontaktit të Kosovës dhe EFTA-s për fillimin e negociatave për Marrëveshje të Tregtisë së Lirë

Përfaqësuesit nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, respektivisht nga Kabineti i Ministres, Departamenti i Tregtisë dhe nga Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), mbajtën një takim virtual me pikën e kontaktit nga Sekretariati i EFTA-s dhe Drejtoreshën e Divizionit për Marrëdhënie Tregtare në kuadër të EFTA-s (Zvicra, Norvegjia, Islanda dhe Lihtenshtajni).

Ky takim rrjedh nga nënshkrimi i Deklaratës së Përbashkët për Bashkëpunim në mes Republikës së Kosovës dhe shteteve të EFTA-s, në fund të vitit 2018 në Gjenevë, si dhe inicimit të negociatave për nënshkrimin e Marrëveshjes për Tregti të Lirë.

Qëllimi i takimit të sotëm ishte koordinimi i palëve në lidhje me finalizimin e dokumentit të modalitetit të negociatave dhe koordinimi i agjendave për datat potenciale për fillimin e negociatave. Duke pasur parasysh rëndësinë e kësaj marrëveshje për Kosovën, u dakordua që raundi i parë i negociatave të fillojë sa më parë, potencialisht në muajin qershor apo më së largu në fund të muajit gusht 2022.

Finalizimi sa më i shpejtë i kësaj marrëveshje, ka një rëndësi të madhe për Kosovën, pasi që shkëmbimet tregtare me vendet e EFTA-s, posaçërisht Zvicrën e Norvegjinë, janë duke u rritur vazhdimisht me një bilanc pozitiv tregtar. Nënshkrimi i kësaj marrëveshje, përveç rëndësisë ekonomike, ka rëndësi te aspektit politik për Kosovën, në raport me partnerët e tjerë tregtar dhe investitorët e huaj.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors