Takimi i 5-të i Komisionit të Përbashkët Ekonomik Austri-Kosovë

Në kuadër të programit të Forumit Ekonomik Kosovë-Austri, me ftesë të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë dhe në bashkëkryesim me Ministrinë Federale të Austrisë për Çështje Dixhitale dhe Ekonomike, u mbajt Takimi i 5 -të i Komisionit të Përbashkët Ekonomik Austri- Kosovë.

Ky takim u mbajt në një atmosferë të ngrohtë përzemërsie dhe mirëkuptimi reciprok, të bashkëkryesuar nga Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari dhe nga Shefi i Grupit për Marrëdhëniet Ekonomike me Jashtë, Franz Wessig – i deleguari nga Ministrja Federale e Austrisë për Çështje Dixhitale dhe Ekonomike, Margarete Schramböck, duke reflektuar dëshirën dhe vendosmërinë e të dyja palëve për të gjetur zgjidhje të realizueshme dhe efikase për zhvillimin dhe intensifikimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe në sektorë të ndryshëm të ekonomive të tyre.

Gjatë seancës të dyja palët diskutuan çështje të ndryshme me interes të përbashkët dhe identifikuan sektorët/projektet premtuese për bashkëpunim të mëtejshëm ekonomik në: tregti dypalëshe, transferimin e biznesit “nearshoring” dhe Investime të Huaja Direkte, infrastrukturën e cilësisë, inovacionin dhe ndërmarrësinë, ambientin, dixhitalizimin dhe arsimin dhe aftësimin profesional.

Në të njëjtën ditë, me bashkë organizim nga KIESA dhe Dhoma Ekonomike e Austrisë, u mbajt edhe B2B takimi i rrjetëzimit në mes 16 bizneseve austriake dhe 40 bizneseve vendore dhe takimi pasues ne temën e infrastrukturës hekurudhore me pjesëmarrjen e bizneseve te avancuara në këtë fushë dhe me shprehje interesimi për investime në Republikën e Kosovës.

Post ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors