Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, së bashku me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, Zëvendëskryeministrin, Besnik Bislimi, drejtorët e KIESA-s, ATK-s dhe Doganave të Kosovës dhe kolegë tjerë, pritën delegacionin e kompanisë “LIDL” GmbH & Co KG, kompani e mirënjohur me zingjirin me të madh të dyqaneve ushqimore në botë, e themeluar në vitin 1973 dhe aktualisht me shtrirje në 31 shtete të botës.
Me delegacionin e kompanisë LIDL, të përbërë nga Maksymilian Braniecki, Kryesues dhe Shef për Evropën Qendrore dhe Lindore në LIDL, Marco Giudici, Drejtor Gjeneral i LIDL në Rumani, Tomasz Kuzma, Drejtor për Zgjerim në LIDL, dhe kolegët e tyre në bordin kryesues Mia Marianne Körkemeyer dhe Moritz Schwab, vizituan edhe tri lokacione strategjike të propozuara nga kolegët e KIESA-s, të përshtatshme për qendrën e ardhshme logjistike të kompanisë “LIDL'' në Republikën e Kosovës, pas bisedës së tyre më prodhuesit dhe përpunuesit e ushqimit dhe pijeve, potencial i mirë për furnizim për kompaninë ''LIDL'' dhe eksporte në botë.
Me delegacionin e kompanisë LIDL u përshendetën me zotimin e tyre që do të investojnë dhe zhvillojnë biznesin e tyre në Kosovë, gjersa konkluduan se Kosova ka shumë potenciale konkurruese për investime dhe ndër të tjera, është vendi me sistemin më të mirë tatimor në botë.
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, mbetet e përkushtuar dhe në dispozicionin e investitorëve LIDL, për t'ju lehtësuar hapat e tyre për të bërit biznes në Kosovë, për më shumë vende pune për të rinjtë tanë dhe për rritje të cilësisë dhe standardeve të një sërë ushqimesh dhe produktesh të freskëta me cilësi të lartë në vendin tonë dhe në botë.


