Ministrja Hajdari nënshkroi UA (MINT) për Caktimin e Lartësisë së Tarifave për Leje të Subjekteve për Tregtinë me Produkte të Naftës dhe Karburante të Ripërtërishme.

Në kuadër të realizimit të objektivave strategjike dhe zbatimit të reformave strukturore të Programit për Reformën në Ekonomi, që kanë për qëllim përmirësimin e mjedisit të të bërit biznes dhe zhvillimin e konkurrueshmërisë në sektorin privat, Ministrja Rozeta Hajdari ka nënshkruar Udhëzimin Administrativ (MINT) nr. 04/2022 për Caktimin e Lartësisë së Tarifave për Leje të Subjekteve për Tregtinë me Produkte të Naftës dhe Karburante të Ripërtërishme.

Me anë të këtij Udhëzimi Administrativ përcaktohet lartësia e tarifave për shqyrtimin e aplikimit, dhënien, vazhdimin dhe plotësimin e lejes, varësisht sipas llojit, të cilat i paguajnë subjektet për aplikim, të lejeve për tregtinë me produkte të naftës dhe karburante të ripërtërishme.

Udhëzimi Administrativ përcakton lartësinë e tarifave me shumën 50.00 Euro për të gjitha llojet e lejeve për tregtinë me produkte të naftës dhe karburante të ripërtërishme.

Për dallim me Udhëzimin Administrativ të tanishëm nr. 16/2010 Për Caktimin e Lartësisë së Taksave për Licencimin e Subjekteve nga Sektori i Naftës dhe Derivateve të Naftës, në të cilin lartësia e tarifave maksimale ka qenë prej 500 Euro deri në 5.000 Euro.    

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë synon mbrojtjen e konsumatorëve dhe mbështetjen e bizneseve, konkretisht përmirësimin e mjedisit të të bërit biznes dhe zhvillimin e konkurrueshmërisë, duke mundësuar zhvillimin ekonomik dhe rritjen e të ardhurave kombëtare përmes zhvillimit të industrisë, ndërmarrësisë, inovacionit, tregtisë dhe turizmit.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors