Sqarim publik

Informojmë publikun se falë angazhimit të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë dhe përkrahjes së Komisionit Evropian, bizneset dhe organizatat vendore kanë pasur mundësinë e barabartë për aplikim në thirrjet e Programit të Bashkimit Evropian “Single Market Program”, që nga nëntori i vitit 2021.

Me qëllim që bizneset dhe organizatat vendore të përfitojnë sa më shumë nga ky program, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë në bashkëpunim me ekspertët e projektit te BE-së “Mbështetje Kosovës me Programet e Unionit Evropian” iu ka ofruar mbështetje bizneseve, që nga fillimi i lansimit të programit përkatës përmes sesioneve informuese dhe sqarimeve të nevojshme, sipas tematikave që mbanin thirrjet e këtij programi.

Ndërsa për të nënshkruar kontratat e përfitimeve, nevojitet që marrëveshja bilaterale me Komisionin Evropian të jetë e dakorduar dhe në fuqi, për të cilën aktualisht jemi duke i negociiuar pozicionet finale. Në ditët e afërta në vijim pritet pajtueshmëria me Komisionin Evropian. Rrjedhimisht, në këtë proces të negociimit jemi në hap të njëjtë me vendet e rajonit, pasiqë këto ndryshime kanë ndodhur njësoj si për të gjitha vendet që janë përfituese në këtë program.

Për më tutje, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë inkurajon bizneset dhe organizatat vendore të vazhdojnë aplikimin në thirrjet që vazhdimisht hapen nga ky program dhe të vazhdojnë të na kontaktojnë për informata dhe mbështetje rreth këtyre programeve.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors