Zëvendësministri Mentor Arifaj, mori pjesë në lansimin e Programit “Nxitja e Aktiviteteve Kërkimore Aplikative në Kosovë

Zëvendësministri i Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Mentor Arifaj, mori pjesë në lansimin e Programit “Nxitja e Aktiviteteve Kërkimore Aplikative në Kosovë”, i cili u mbajt në kuadër të Programit “Digital4Business”, të financuar nga Bashkimi Evropian (BE) dhe Ministria për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim e Federatës Gjermane që zbatohet nga GIZ si pjesë e programit global për transformimin digjital.

Në këtë ngjarje të lansimt të skemës së granteve për partneritetet kërkimore universitete-biznese të organizuar nga Parku Inovativ dhe i Trajnimeve në Prizren (ITP) dhe EdutTask të pranishëm ishin Benjamin Cornils, Koordinator i Agjencinë Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar GmbH (GIZ), Zëvendësshefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, AnnaCarin Platon, Shefja e Bashkëpunimit për Zhvillim në Ambasadën e Gjermanisë në Kosovë, Vera Baumann si dhe përfaqësues të universiteteve dhe bizneseve dhe akterë të tjerë të arsimit të lartë.

Zëvendësministri Arifaj tha se Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, e ka prioritet rimëkëmbjen e fushës së inovacionit në të gjithë sektorët e zhvillimit socio-ekonomik dhe se këto skema janë të një rëndësie të veçantë, për të sjellë një sinergji në ekosistemin e inovacionit me qëllim të fuqizimit të bashkëpunimit në mes të sektorit privat, sektori publik, akademisë dhe organizatave joqeveritare.

“Duke qenë dëshmitarë të realitetit, ku sfidat e zhvillimit global dhe rajonal janë gjithnjë në rritje, ekonomia tradicionale është duke pësuar ndryshime radikale sipas kërkesave të kohës për: digjitalizim të proceseve dhe shërbimeve, automatizim të linjave të prodhimit, prodhimin e produkteve miqësore me ambientin (eco-friendly) gjithnjë në dobi të zhvillimit të qëndrueshëm, bizneset tona kanë filluar të ndryshojnë mënyrën e të menduarit dhe të bërit biznes” shtoi Zëvendësministri Arifaj.

Në këtë kontekst, Zëvendësministri Arifaj ritheksoi se këto nisma mundësojnë stimulimin e bizneseve ekzistuese dhe ndërmarrësve të rinj, për të tejkaluar mënyrat konvencionale të të bërit biznes, të jenë kreativ e inovativ me ide të reja, të cilat duhet ti zhvillojnë që nga faza e parainkubimit, inkubimit e deri plasimi i produktit apo shërbimit final në treg.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, bazuar në prioritetet e qeverisë është duke punuar në krijimin e mekanizmave dhe infrastrukturës së përshtatshme për lehtësimin e tranzicionit digjital industrial tek ndërmarrjet nëpërmjet:

a) Konsolidimit të politikave publike, për promovimin dhe zhvillimin e industrisë, ndërmarrësisë dhe inovacionit me fokus rritjen e konkurrueshmërisë, potencialit për eksport, gjenerimin e vendeve të reja të punës dhe ngritjen e përfomancës së ndërmarrjeve tona.

b) Investimeve të përgjithshme në kërkim dhe zhvillim (R&D) të ideve dhe projekteve inovative, si mbështetjen e hulumtuesve për mbulimin e shpenzimeve për certifikim dhe patentim të produkteve apo sistemeve inovative.

c) Inicimit të programeve për ngritjen e kompetencave njerëzore apo aftësimin e fuqisë punëtore, në relacion me nevojat e tregut.

d) Nxitjes së potencialit për zhvillim të sektorëve me prioritet, nëpërmjet transformimit të ekonomisë tradicionale në ekonomi digjitale

e) Fuqizimit dhe bashkëpunimit ndërveprues në mes të politik-bërjes, sektorit privat, akademisë dhe shoqërisë civile.

Post ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors