Shfuqizohet Vendimi për ndalimin e përkohshëm të eksportit dhe rieksportit të produkteve themelore agro-ushqimore

Me propozim të Ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, sot në mbledhjen e 96-të të Qeverisë së Republikës të Kosovës u shfuqizua Vendimi nr. 09/69 për ndalimin e përkohshëm të eksportit dhe rieksportit të produkteve themelore agro-ushqimore, i datës 13.04.2022.

Propozimi i Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë për shfuqizimin e këtij vendimi ka ardhur si rezultat i të dhënave të rregullta në baza ditore nga institucionet relevante siç janë Dogana e Kosovës dhe Inspektorati i Tregut. Në bazë të këtyre evidencave dëshmohet se në tregun e Kosovës po importohen vazhdimisht produkte esenciale ushqimore dhe se nuk ka ngecje në furnizim, konkretisht të produkteve themelore agro-ushqimore.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë me masat dhe veprimet e ndërmarra, është e përkushtuar të mbështesë sektorin privat përmes avancimit të politikave, përmirësimit të legjislacionit dhe instrumenteve mbështetëse, me qëllim të rritjes së konkurreshmërisë dhe stabilitetit ekonomik të prodhuesve vendorë.

Post ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors