Ministrja Hajdari vizitoi Kryetarin e Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, sot vizitoi Kryetarin e Komunës së Shtimes, z.Qemajl Aliu, me të cilin biseduan për shumë fusha të bashkëpunimit për punësim dhe drejtësi.

Ministrja Hajdari me Kryetarin Aliu diskutuan për politikën industriale dhe planet e komunës së Shtimes për zhvillim industrial, si dhe ligjet e reja për menaxhimin e zonave ekonomike dhe për investime të qëndrueshme në Kosovë. Me aprovimin e shpejtë të këtyre dy ligjeve të reja, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë do të ofrojë menaxhim më efektiv të investimeve në zonat ekonomike në komuna, më shumë kujdes të shtuar dhe trajtim të barabartë të investitorëve që sjellin më shumë vende pune dhe zhvillim e transformim industrial në komunat e Republikës së Kosovës.

Ministrja Hajdari e falënderoi Kryetarin Aliu për mikpritjen e afërt dhe bashkëpunimin e tij me vullnetin për të rritur mirëqenien e qytetarëve tanë.

Post ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors