Ministrja Hajdari vizitoi Kryetarin e Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti

Në kuadër të vizitave nëpër komunat, Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, dje ka takuar edhe kryetarin e komunës së Lipjanit, z. Imri Ahmeti, me të cilin biseduan për vazhdimet e ndërtimit të zonës ekonomike në komunën e Lipjanit, me financim nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT).

Me qëllim të përmirësimit të mjedisit të të bërit biznes dhe rritjes së konkurrueshmërisë, MINT është në proces të vlerësimit të performancës së të gjitha zonave ekonomike të certifikuara dhe financuara deri më tani dhe në të njëjtën kohë duke finalizuar ligjin e ri për zonat ekonomike, me qëllimin për rritjen e efektivitetit të tyre dhe për të forcuar efikasitetin e proceseve të përzgjedhjes, ndarjen e parcelave të tokës si dhe proceset përkatëse të monitorimit.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors