Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë demanton lajmin e sotëm të gazetës online Insajderi, të titulluar “Ministria e Rozeta Hajdarit e shpërblen me tender kompaninë që mashtroi shtetin”.
MINT i njofton qytetarët lidhur me tenderin “Furnizim me pajisje laboratorike shtesë dhe aksesorë për laboratorët ekzistues të Agjencisë së Metrologjisë të Kosovës”- Loti10 Peshore-Komparator për Laboratorin e Masës janë zbatuar të gjitha procedurat e Ligjit të Prokurimit Publik (LPP).
Në fillim të këtij procesi, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë e ka eliminuar Operatorin Ekonomik si të papërshtatshëm në procedurat e mëtutjeshme të prokurimit. Mbi këtë bazë, Operatori Ekonomik ka parashtruar ankesë kundër këtij vendimi në Organin Shqyrtues të Prokurimit (OSHP). Sipas vendimit me nr: 267/22 të OSHP-së (të ashtuquajtur në shkrimin e Insajderit: “Gjykata e Tenderit”) e aprovon ankesën e Operatori Ekonomik dhe të njëjtën kthen në procedurën e rivlerësimit.
Pas pranimit të vendimit të OSHP-së, MINT duke i respektuar dispozitat e LPP-së dhe vendimin e OSHP-së është në proces e sipër të zhvillimit të procedurës së rivlerësimit të tenderit: “Furnizim me pajisje laboratorike shtesë dhe aksesorë për laboratorët ekzistues të Agjencisë së Metrologjisë të Kosovës”- Loti10 Peshore-Komparator për Laboratorin e Masës.
Ju njoftojmë se Kabinetit të Ministres Hajdari, deri më tani, nuk i është përcjellë marrëveshja për nënshkrim sa i përket procesit në fjalë.
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, posaçërisht Kabineti i Ministres Hajdari, ju siguron se ecuria e procedurës së rivlerësimit të këtij tenderi do të jetë transparente dhe konform dispozitave ligjore të LPP-së dhe të akteve nënligjore.