Inspektohen 53 operatorë ekonomikë, 44 rezultojnë me mbyllje të përkohshme

Inspektorati i Tregut, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, mbrëmë ka filluar aksionin për inspektimin e operatorëve ekonomikë, të cilët ushtrojnë aktivitetin tregtar –Mirëmbajtje Trupore ( masazha).

Aksioni u zhvillua nga Inspektorati i Tregut, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës – Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Njerëz,  dhe në mbështetje të inspektorëve të Administratës Tatimore dhe Inspektoratin e Punës, me ç’rast janë inspektuar 53 operatorë ekonomikë, të cilët e zhvillojnë veprimtarinë brenda territorit të Komunës së Prishtinës .

Aksioni i datës 07.12.2022 ka rezultuar me mbyllje të përkohshme të 44 operatorëve  ekonomikë, nga 53 sa u inspektuan, për shkak të mungesës së pëlqimit/aktvendimit për plotësimin e kushteve minimale teknike.

Inspektimet do të vazhdojnë edhe ditëve në vijim dhe nëse konstatohen shkelje do të ketë masa ndëshkuese konform ligjeve në fuqi.

Post ImagePost ImagePost ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors