Ministrja Rozeta Hajdari është pritur në takim nga Ministri flaman për Punë dhe Tregti të Jashtme, Jan Jambon, në Bruksel

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, znj. Rozeta Hajdari, është pritur në takim nga Ministri flaman për Punë dhe Tregti të Jashtme z. Jan Jambon, në Bruksel.

Në takim ishin të pranishëm edhe Ambasadori i Republikës së Kosovës, në Belgjikë, z. Agron Bajrami, dhe Drejtori i Departamentin për Integrime Evropiane dhe Koordinim të Politikave, z. Irfan Lipovica.

Takimi u zhvillua në atmosferë shumë të ngrohtë dhe pozitive, me fokus të veçantë në thellimin e bashkëpunimit në mes të ekonomive të të dyja vendeve si dhe mundësinë e shkëmbimit të përvojave të ndërsjella.

Me këtë rast, Ministrja Hajdari, e njoftoi Ministrin Jambon, për progresin që Republika e Kosovës ka shënuar gjatë qeverisjes Kurti, përmes politikave qeveritare në ndërtimin e demokracisë, zhvillimin ekonomik, përmirësimin e ambientit të të bërit biznes dhe për avantazhe të tjera që Kosovën e bëjnë vend të sigurtë dhe të besueshëm për investitorët e huaj.

Ministri Jambon, e falënderoi Ministren Hajdari për vizitën dhe e njoftoi për zhvillimin industrial në Flandër dhe mundësitë për bashkëpunim bilateral tregtar.

Takimi u përmbyll me dakordimin e të dyja palëve që të punohet edhe më shumë në thellimin e bashkëpunimit në mes të dyja vendeve dhe me sygjerimin që të mbahet një sesion informues ku do të ftoheshin kompanitë flamane për të iu prezantuar mundësitë ekonomike në Kosovë.

Post ImagePost ImagePost ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors