Ministrja Hajdari priti në takim përfaqësuesit e korporatës globale “Kia Motors Corporation”

Përfaqësues të njërës nga korporatat më të suksesshme globale, “Kia Motors Corporation” u mirëpritën në takim nga ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, znj. Rozeta Hajdari.

Zëvendëspresidenti i KIA Europe, z. Hyun – Gap Jun, shprehu interesin e lartë për performancën e tanishme të industrisë dhe për ambientin e të bërit biznes në Kosovë, si dhe kushtet e përparësitë që ofron vendi ynë, të cilat në hollësi iu prezantuan nga ministrja Hajdari.

Z. Jun, e njoftoi ministren Hajdari për historikun dhe transformimin e korporatës, planet dhe pritjet për vitet e ardhshme për zgjerim në vendet e Ballkanit Perëndimor. 

Temë e takimit ishte edhe mundësia e shkëmbimit të eksperiencave nga një korporatë gjigante me renome botërore tek ndërmarrësit dhe bizneset kosovare.

Zëvendëspresidenti i Kia Europe, z. Jun, pas prezantimit të planeve ambicioze të korporatës Kia Motors, paraqiti edhe kandidaturën e qytetit të Busanit, të Koresë së Jugut për Expo 2030, të cilën e quajti mundësi të shkëlqyeshme për vendet pjesëmarrëse, për të njohur sfidat globale dhe për të ndikuar mënyrat e reja të të jetuarit.

Në takim ishin prezent edhe Nedžat Junuzovic, menaxher i përgjithshëm për Kia Adria, z. Klemen Jesih, kryesues për çështjet e produkteve dhe çmimeve në Kia Adria, dhe Ideal Shala, kryeshef ekzekutiv për Allmakes Global Service.

 

 

Post ImagePost Image
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors