Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, znj. Rozeta Hajdari, ka marrë pjesë në manifestimin “Beteja e Loxhës 2023”, organizuar nën patronatin e Presidentes së Republikës së Kosovës, znj. Vjosa
Osmani – Sadriu, i mbajtur në Kinemanë “Jusuf Gërvalla” në Pejë.
Në 25 vjetorin e kësaj beteje, ministrja znj. Hajdari, pas pjesëmarrjes në Akademinë Përkujtimore, në nderim të dëshmorëve, ka vendosur kurora lulesh dhe bërë homazhe edhe te lapidari i
dëshmorit Bekim Berisha (Abeja), te pllaka përkujtimore e tre dëshmorëve, Rrustem Bruqi, Lumni Surdulli dhe Enver Alaj, te pllaka përkujtimore e dëshmorit Valon Shala si dhe te pllaka përkujtimore e dëshmorit Tahir Shala.
Lavdi e përjetshme, jetës dhe veprës së heronjve, dëshmorëve e martirëve të Kosovës!









